Gjendet e vdekur zyrtarja e lartë ruse, ngjarja raportohet si vetëvrasje

Gjendet e vdekur zyrtarja e lartë ruse,…

Kjo ngjarje shënon vdekjen misterioze të rradhës në Rusi, ku janë regjistruar një sërë vdekjesh të tjera të zyrtarëve të lartë në këtë vend që prej nisjes së luftës ndaj Ukrainës

Një zyrtare e lartë e mbrojtjes në Rusi u gjet e vdekur pasi dyshohet se u rrëzua nga dritarja e një kulle.

Sipas “Daily Mail”, bëhet fjalë për 58-vjeçaren, Marina Yankina, e cila u gjet rastësisht nga një kalimtar në rrugën “Zamshina” në Shën Petersburg. Dyshohet se ajo ka rënë nga një lartësi prej 48 metrash.

Ajo ishte një figurë kyçe në financimin e luftës të Vladimir Putinit në Ukrainë.

Yankina ishte kryetarja e departamentit të mbështetjes financiare të Ministrisë së Mbrojtjes për Qarkun Ushtarak Perëndimor, i cili është i përfshirë gjerësisht në pushtimin e Ukrainës.

Sipas raportimeve, ngjarja dyshohet për vetëvrasje, ndërkohë që autoritetet po hetojnë rënien e saj misterioze nga kulla.

Gruaja besohet të ketë qenë në qendër të përpjekjeve për të rritur fondet për luftën e nisur nga Putin pothuajse një vit më parë, e cila ka çuar në qindra mijëra vdekje dhe një seri humbjesh kolosale ushtarake për Putinin.

Raportimet paraprake për ngjarjen ishin kontradiktore nëse ajo jetonte ose punonte në ndërtesën ku u gjet e vdekur në Shën Petersburgut. Në katin e 16-të u gjetën sendet e saj personale dhe dyshohet se nga aty ka rënë.

Ajo kishte lidhje me zyrtarë të lartë në rajonin e Leningradit, afër Shën Petersburgut, vendlindja e Putinit.

Kujtojmë këtu se javën e kaluar u gjet i vdekur gjenerali rus Vladimir Makarov, i cili së fundmi u pushua nga Putin. Ngjarja e rëndë u raportua si vetëvrasje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit