Dyshohet se janë arratisur në Shqipëri/ Identifikohen 4 nga 7 anëtarët e bandës që vranë shqiptarin

Dyshohet se janë arratisur në Shqipëri/ Identifikohen…

Katër nga shtatë shqiptarët, pjesë të bandës së drogës, që u përleshën mbrëmjen e djeshme në Nea Joni të Greqisë, janë identifikuar. Si pasojë e të shtënave të këtij grupi humbi jetën 39-vjeçari shqiptar, Pëllumb Islami. 

Viktima nuk kishte asnjë lidhje me personat në fjalë, ndërsa raportohet se ishte duke parë ndeshjen me shokët e tij. Ai punonte si hidraulik në shtetin helen, ndërsa ka qenë vëllai i tij i cili e ka identifikuar atë në morg.

Policia greke dyshon se 7 shqiptarët e përfshirë në ngjarje, dyshohet se janë arratisur në Shqipëri, për t’i shpëtuar autoriteteve helene.

Ata njihen si persona me rrezikshmëri tepër të lartë dhe dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës, të qenieve njerëzore, si dhe gjobëvënie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit