Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, zbulohen detaje të reja nga arrestimi i Dritan Shkëmbit në Arabi

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, zbulohen detaje…

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Amar Dritan Shkëmbit, anëtari i bandës së Plaurent Dervishajt. Ai u arrestua një ditë më parë në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas informacioneve nga mediat arabe, ai është mbajtur për rreth 2 javë nga autoritetet vendase.
Madje, ka bërë disa herë rezistencë ndaj policisë dhe ka qenë pa mjet identifikimi me vete.

Por pas disa minutave përplasje është bërë e mundur kapja e tij. Pas kësaj është shoqëruar për verifikim dhe pas krahasimit të shenjave të gishtave me të dhënat që ka dërguar Policia e Shtetit atje që më herët, ka rezultuar se ishte shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grup të strukturuar kriminal.

Mësohet se Amar Dritan Shkëmbi, ditën e atentatit dyshohet se ka qenë në automjet dhe këtë hetuesit e kanë mësuar shpejt në atë kohë. Edhe pse po atë ditë ka rezultuar jashtë territorit të Shqipërisë referuar sistemit TIMS, duke ngjallur dyshime për njerëz brenda radhëve të bluve që mund ta kenë ndihmuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit