Shqiptari sulmoi seksualisht 23-vjeçaren/ Policia greke i nxjerr të dhënat se dyshon që është rast i përsëritur

Shqiptari sulmoi seksualisht 23-vjeçaren/ Policia greke i…

Detaje të reja kanë dalë sa i përket rastit të masazhatorit shqiptar në Nea Smyrni, i cili akuzohet për tentativë përdhunimi ndaj një 23-vjeçareje që vizitoi qendrën për masazh dhe u sulmua brutalisht seksualisht. 

Pronari shqiptar i sallonit edhe pse pas arrestimit dhe faljes u la i lirë, me kushte kufizuese, një ankesë e dytë ka mbërritur tek autoritetet nga një grua, e cila pretendon se u sulmua në mënyrë të ngjashme nga 53-vjeçari. 

Kjo i ka detyruar autoritetet që të bëj publike fotot dhe identitetin e tij, pasi dyshohet se numri i viktimave të tij është më i madh. 

54-vjeçari shqiptari quhet Petrit Kuçollari. Ai u arrestua më datë 27.11.2022, në Alimos dhe është proceduar penalisht për përdhunim në seri, kryer dhe tentativë.

Rasti i masazhatorit u zbulua nga protothema.gr, më 29 nëntor 2022. Shqiptari përpara se të vendoste të merrej me masazh, kishte punuar për disa vite në televizion si operator në një emision televiziv me emër të njohur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit