Rama: Gazetarët pyesin direkt sa kushton projekti sikur do i paguajë populli, do i paguajnë qeveritë

Rama: Gazetarët pyesin direkt sa kushton projekti…

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një gafë të madhe në deklaratën e bërë nga takimi me homologun Dritan Abazoviç. Teksa po diskutohet nisja nga puna të disa projekteve midis dy qeverive, Rama ka shpërthyer si gjithmonë nga pyetjet e gazetarëve. Kryeministri është pyetur sesa do të kushtojë projekti i Urës së Bunës.

Rama nuk është ndier komod nga pyetja e gazetarëve duke thënë se këto janë para të qeverisë e jo para që i nxjerr populli shqiptarë. Një deklaratë e habitshme, kur buxheti i Shqipërisë vjen nga taksat që paguajnë shqiptarët, gjobat, kontributet shëndetësore dhe sociale, taksimi i pagave, ushqimeve dhe taksa mbi infrastukturën, banesën etj..

Madje edhe rroga e kryeministrit paguhet nga taksat e shqiptarëve. Çdo qeveri në botë funksionon dhe i lihet buxhet, pikërisht nga taksat e qytetarëve. Qeveria është një institucion i hartimit dhe zbatimit të ligjeve dhe projekteve, e jo një institucion prodhues ku mund të kishin buxhetin e tyre të pavarur nga paratë e shqiptarëve.

“Gazetarët në Shqipëri pyesin direkt sa kushton projekt, sikur do i paguajë populli, do i paguajnë qeveritë. Ai projekt është gati, sfida është të ndërtojmë një procedurë që është hera e parë që ndodh, me një komision të përbashkët. Të dyja ekipet juridike, të dy kryeministrive do të angazhohen me menjeherë dhe pastaj do percaktohet fituesi. Projektim do ta bëjmë të njohur që nesër, dhe do shikoni se është një projekt ambicioz, jo për të kaluar një fushatë elektorale”- ka thënë Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit