U përplas me Urbanin/ Shoferi i Porche: Më "kryqëzuan" vetëm se kisha makinë të mirë

U përplas me Urbanin/ Shoferi i Porche:…

Vazhdojnë të zbardhen detaje të reja rreth aksidentit të tmerrshëm në Tiranë, ku një urban u përplas me disa makina të tjera. Pak orë pas aksidentit, ku mbetën të plagosur 9 persona, në rrjetet sociale dhe media janë publikuar dy video nga momenti i ngjarjes. Opinioni publik është ndarë në mes, disa fajësojnë shoferin e autobusit dhe disa të tjerë drejtuesin e makinës Porche. Ky i fundit ka reaguar ditën e sotme në një intervistë televizive.

Kaljon Aleksi tregon se si ndodhi ngjarja. Ai tha se sapo ndaloi në semaforin e kuq, një goditje e fortë i erdhi nga pas. Në moment doli nga makina dhe akoma nuk kishte kuptuar asgjë. Aleksi shprehet se menjëherë ai shkeli frenat por nga përplasja makina eci edhe më tej, duke shtyrë makina të tjera dhe përfundoi në stacionin e urbanit.

Ndalova në semafor dhe ndjeva një goditje të fortë nga pas. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi, u ngrit pjesa e pasme e makinës dhe u shtyva në drejtim të pemës, te stacioni i autobusit. Instinktivisht shkela frenat, por ishte e pamundur të frenonte makina nga inercia. Kur ktheva kokën pas, pashë xhamin e autobusit që më goditi makinën e më pas nuk mbaj mend”, tha ai.

Ndërsa u shprehe se kjo ngjarje ka lënë trauma edhe tek ai, Aleksi tregoi që pjesa më e rëndë për të ishte pjesa e akuzave publike që u bënë menjëherë pas aksidentit. Ai tha se ka pasur nga ata që ë kanë mallkuar dhe fajësuar vetëm për faktin se kishte makinë të mirë.  

“Njerëzit po thonin që Porsche shkaktoi aksidentin, pati mallkime, shfryrje dhe “kryqëzime”, vetëm për faktin se ishte makinë Porsche. Gjithçka lidhet me kohën e komunizmit mendoj. Kam sakrifikuar çdo ditë për të arritur suksesin. Mediat ofrojnë për publikun atë që i serviret, por shyqyr Zotit që pasi panë videon më të qartë, e ndryshuan lajmin”, u shpreh i riu. Duke thënë se ngjarje të tilla ndodhin kudo, por shoqëria nuk duhet ta rëndojë edhe më shumë situatën me komente aq të rënda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit