Lezhë/ I plagosuri po dërgonte fëmijët në shkollë, u qëllua nga një bashkë fshatar

Lezhë/ I plagosuri po dërgonte fëmijët në…

Plagoset me armë zjarri një shtetas në kodër të fshatit Balldre. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur me dy plumba në bark shtetasi Hil Gjini.

Burimi paraprak bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Gjin Gjini, banor i fshatit Balldre.

Sipas banoreve, Hila sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkë fshatar të tij, i cili e ka qëlluar me dy plumba në bark.

Gjatë gjithë kohës Hil Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri sa ka mbërritur policia dhe autoambulanca.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje të rendë./News 24”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit