Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me 2 lekë

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës…

Shqiptarët prej më shumë se një viti përpara se t’u hedhin naftë makinës, duhet të presin vendimin e Bordit të Transparencës sesa do ta caktojë çmimin për gjithë javën. Një lojë nervash dhe një cënim i konkurencës në treg që po ndikon jo pak te taksapaguesit.

Shqipëria është një nga vendet më naftëmbajtëse në Europë, por që nuk përpunon asnjë litër naftë për konsum të brendshëm. Në këtë mënyrë, çmimi i naftës caktohet nga hyrjet e importit si dhe monopolit të tregut të hidrokarbureve, që zotërohet nga një biznesmen i vetëm.

Këtë të martë Bordi i Transparencës ka vendosur të kursejë shqiptarët duke e ulur çmimin e naftës me 2 lekë dhe ka lënë të pandryshuar çmimin e benzinës. Pra, shqiptarët në 10 litra naftë, tashmë do të kursejnë 20 lekë, e barasvlefshme me një kokërr vezë pularie.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër” – thuhet në njoftim.

Qëndrueshmëria e çmimit të hidrokarbureve do të jetë e luhatshme pasi Bordi i Transparencës në mënyrë aspak transparente, cakton vetë sesa do ta blejnë këtë javë shqiptarët karburantin dhe sa do ta blejnë javën tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit