Masakra në Nashville/ Drejtoresha e shkollës vrapoi për të shpëtuar nxënësit dhe mbeti e vdekur

Masakra në Nashville/ Drejtoresha e shkollës vrapoi…

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Amerikë, ku një ish-nxënëse  e shkollës qëlloi me armë në ambientet ku ishin plot më nxënës. Nga kjo ngjarje mbeti e vrarë edhe drejtoresha e shkollës. Ndërsa bëhet me dije se ajo sapo dëgjoi krisma vrapoi menjëherë në klasë për të mbrojtur nxënësit e saj.

Dr. Katherine Koonce, drejtoresha 60-vjeçare, u gjet e shtrirë e vdekur brenda një korridori, shefi i policisë së Nashville tha se ajo kishte përplasje me Audrey Hale, një transgjinore 28-vjeçare, e cila kreu këtë masakër.

Hale qëlloi përmes derës në hyrje të The Covenant School në orën 10:13 të së hënës dhe më pas hyri nëpër klasa duke qëlluar  me breshëri ndaj nxënësve. Në atë momente drejtoresha Koonce doli nga zyra për të shpëtuar nxënësit e tjerë, por për fat të keq autorja qëlloi edhe mbi të. 

“Drejtori Dr. Koonce, me të dëgjuar të shtënat e para, vrapoi drejt rrezikut. Në atë momente ajo ishte në një telefonatë në Zoom kur Hale hyri brenda”, ka deklaruar  Russ Pulley, një anëtar i këshillit të qytetit të Nashville.

Momenti kur FBI neutralizon autoren.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit