E rëndë në Pogradec/ I moshuari hidhet nga kati i pestë, vdes në spital

E rëndë në Pogradec/ I moshuari hidhet…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku si pasojë ka humbur jetën një i moshuar. Bëhet me dije se një  85 vjeçar është hedhur nga kati i pestë. Menjëherë  është transportuar për në spital nga fqinjët. Por ishte në gjendje të rëndë nga plagët në kokë dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3, në Pogradec dhe viktima mësohet të jetë Skënder Muçollari 85 vjeç.

Mësohet se ai ka tentuar disa herë të vetëvritet disa herë edhe më herët, por është shpëtuar nga familjarët. Ndërsa në momentin e ngjarjes 85 -vjeçari ka qenë vetëm pasi nusja e djalit të tij ka qenë në pazar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit