Edi Rama josh pensionistët përpara zgjedhjeve: Do t'ju japim 5 mijë lekë muajin tjetër

Edi Rama josh pensionistët përpara zgjedhjeve: Do…

Socialistët nuk kanë ndërmend të ndalen deri sa të fitojë pushtet absolutë në Shqipëri. Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, qeveria po fut duart në buxhetin e shtetit për të joshur kategori të ndryshme punonjësish dhe kategori sociale, duke u dhënë para kesh. Padyshim rritja e rrogave dhe pensioneve është një lajm i mirë, por metoda që po përdoret, është e kundërligjshme.

KQZ doli më 14 janar dhe njoftoi se nga kjo ditë e deri në ditën e zgjedhjeve, i ndalohet partisë në pushtet rritja e pagave, rritja e pensioneve, shpërblimet e ndryshme apo promovimi i punëve publike. Këto jo vetëm që nuk janë ndaluar, por janë shtuar edhe më tej.

Këtë të mërkurë Edi Rama njoftoi se në pagesat e muajit të ardhsëm, pensionistët do të përfitojnë 5 mijë lekë të reja shpërblim. Kryeministri e lidh këtë situatë me krizën ekonomike, por që në thelb ka dyshime të forta se këto janë skema joshjeje ose formalizim i blerjes së votës.

Po kështu, kundrejt çdo parashikimi ligjor, qeveria u rriti pagën infermierëve, mësuesëve, ushtarakëve si dhe pagën minimale. Rama premtoi madje se paga mesatare në Shqipëri do të rritet në kufirin e 900 eurove, një përdorim sërish elektoral në prag të zgjedhjeve. Deri më sot KQZ ka heshtur për të gjitha vendimet e ndaluara që ka ndërmarr qeveria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit