Edi Rama po “lëshon dorën” për zgjedhjet, Celibashi: Kryeministri nuk po shkel asnjë ligj

Edi Rama po “lëshon dorën” për zgjedhjet,…

Edi Rama ka nisur një fushatë të gjatë joshjeje për votuesit në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Kryeministri nisi me rritjen e pagave për mjekët, infermierët, arsimtarët dhe ushtarët fillimisht. Më pas vendosi të rrisë e vlerë rekordë pagën minimale, nga 340 mijë lekë në 400 mijë lekë të vjetra. I pushtuar nga ethet elektorale, Rama nxitoi t’u kalojë edhe nga 50 mijë lekë të vjetra shpërblim pensionistëve, duke joshur edhe votuesit më të rregulltë në Shqipëri, pas administratës publike.

Të gjitha këto shpenzime në buxhetin e shtetit vijnë pas një periudhe afro 2 mujore larg zgjedhjeve. Ndihma financiare ndaj kategorive të përfshira padyshim që është një lajm i mirë dhe një nevojë e domosdoshme, por fakti sesi po përdoren të ardhurat e buxhetit të shtetit të bënë të dyshosh se qeveria po kërkon vota për të fituar bashkitë e vendit. E në gjithë këtë situatë të krijuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të heshtë dhe të legjitimojë vendimet e kryeministrit.

Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ, ka deklaruar së fundmi se Edi Rama nuk po thyen asnjë ligji. Ndalimi i rrjtjes së pagave, pensioneve dhe dhënia e shpërblimeve është e ndaluar vetëm për zgjedhjet parlamentare, por jo për ato lokale. Të dyja zgjedhjet që kryhen janë të rendësishme dhe përfshijnë të gjithë shqiptarët, por për kreun e KQZ këto procese nuk janë njësoj dhe Rama mund ta lëshojë sat ë dojë dorën duke formalizuar blerjene votive.

“Ka një përcaktim të qartë në Kodin Zgjedhor. Ndalimi ekziston për akte të qeverisë për rastin e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë që në vlerësim të disa rrethanave akte të caktuara të qeverisë të mos marrin vlerësimin mbi përpuethshmërinë ose mbi respektimin ose jo të dispozitave të Kodit Zgjedhor”, theksoi Celibashi.

Kujtojmë se Ilirjan Celibashi ka qenë ministër në vitin 2013, kur Rama u bë për herë të parë kryeministër. Ai qendroi për 300 ditë në krye të Ministrisë së Marrëdhënieve me Parlamentin. Asokohe Rama e cilësonte Celibashin si vlerë e shtuar morale, profesionale e qytetare për skuadrën e Rilindjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit