Vrasjet në Shqipëri/ Zëvendësi i Bledi Çucit i kënaqur: Shifrat janë më se normale

Vrasjet në Shqipëri/ Zëvendësi i Bledi Çucit…

Vetëm në muajin mars mbi 10 viktima kanë humbur jetën përshkak të disa perosnave me precedentë penale apo në atentate mes grupeve kriminale. Më 1 mars u vranë tre gra, nga atentatet u vra Mimoza Paja dhe Pal Kola, në Kavajë vriten dy persona me njëri-tjetrin, në Elbasan gjendet një i ri me thikë në zemër. Ndërkohë në Shkodër një polici i bëhet atentat në shtëpi, në Divjakë i bëhet atentat një familje duke u kthyer për në banesë, e shumë ngajrje me tjera.

E gjithë kjo panoramë përgjakje, për zv.ministrin e brendshëm Julian Hodaj përkthehet vetëm në shifra. Zëvendësi i Bledi Çucit është i kënaqur me vrasjet që kanë ndodhur deri më tani, pasi sheh që në numra ka më pak se tre muajt e parë të vitit 2022. Duket se zyrtarët e lartë të shtetit nuk kanë guxim na ajo çfarë deklaroi Edi Rama, i cili tha se krimi dhe rendi nuk kanë qenë ndonjëherë me të sigurtë.

Ideja është që po ta shikojmë në numra, unë nuk dua të më keqkuptojë njeri. Po të shikojmë numrat nuk kemi një situatë të rënduar të rendit dhe të sigurisë publike në rend. Nëse shikojmë shifrat e 2022 por edhe nëse krahasojmë tre mujorin e 2023 shifrat janë më se normale.
Pra janë më të mirat që kemi pasur ndonjëherë dhe tregojnë se ka një stabilitet dhe rrënd e qetësi. Nuk dua t’i heq rëndësinë ngjarjeve që kanë ndodhur, sepse shkaktojnë tronditje te publiku, shkaktojnë rritjen e perceptimit negativ, por do duhet koha e nevojshme që e vërteta të verifikohet dhe do duhen e fakte që autorët të shkojnë para drejtësisë
”,-tha për Euroneës Albania zëvendësministri i brendshëm Julian Hodaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit