Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas Tiranës dhe Durrësit, vijon në Shkodër me protesta sensibilizuese për të mbledhur firma për peticionin.
Ky është qyteti i tretë ku ndalet Aleanca, ndërkohë që të dielën u shemb godina e Teatrit Kombëtar.
Aleanca kërkon rindërtimin e godinës, siç ishte në të njëjtin truall dhe për këtë po mbledh firmat për një peticion kurse vijon me protestat edhe në Tiranë.