Ekspertët shpjegojnë se çfarë ndodh në të vërtetë kur kërcisni gishtat

Ekspertët shpjegojnë se çfarë ndodh në të…

Kërcitja e gishtave, disa njerëzve u pëlqen ta bëjnë këtë, por se çfarë ndodh në të vërtetë kur e bëni këtë, ju ftojmë të lexoni më poshtë.

Shumë persona që ju kanë dëgjuar ta bëni këtë ju kanë thënë ndoshta që kjo është diçka e dëmshme për shëndetin e duarve tuaja, por në fakt e vërteta është krejt ndryshe. 

Reumatologia Mala Kaul MD shpjegoi se si funksionon në të vërtetë. “Ekziston një keqkuptim i zakonshëm që nëse kërcisni gishtat do t’u shfaqet artriti. Por e vërteta është se kjo nuk ndikon. Kur kërcisni gishtat tuaj, ju në thelb po nxirrni ajrin nga nyjet”, tha ajo.

Midis nyjeve të gishtave ka një lëng që vepron si një jastëk i quajtur lëngu sinovial. Kjo lejon që gishtat tuaj të lëvizin në një sërë mënyrash pa ju shkaktuar ndonjë dhimbje. Flluskat e ajrit formohen natyrshëm në atë lëng dhe kërcitja e gishtave është thjesht lirimi i atyre flluskave të ajrit.

Nuk ka gjasa t’ju shkaktojë ndonjë telash, por nëse keni ndonjë dhimbje, atëherë është më mirë të ndaloni ta bëni atë, padyshim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit