Politikanët po shtrojnë iftare/ Reagon imami: Keni bërë shumë zullume, na lini të qetë në adhurimin tonë

Politikanët po shtrojnë iftare/ Reagon imami: Keni…

Që prej nisjes së muajit të Ramazanit, shumë prej politikanëve kanë shtruar iftar (vaktin e mbrëmjes) për besimtarët. Fotot me darka në restorante padyshim që janë postuar në rrjete sociale, ku pjesë e tyre një pjesë e të pranishmëve janë edhe antarë të partive politike. Erion Veliaj, Taulant Balla, Emiriana Sako, Elisa Spiropali, Redjan Krali, janë disa prej politikaëve që kanë shtruar më së shumti iftar për besimtarët.

Duket se muaji i shenjtë i agjërimit po përdoret edhe për fushatë elektorale nga politikanët, të cilët kërkojnë të tregojnë mbështetje për çdo kategori. Pëzierja e politikës në fe dhe “përdorimi” i iftarit për foto elektorale, i ka lënë një shije të hidhur edhe imamit Gazi Aga. Në një reagim në rrjete sociale, ai u kërkon politikanëve që t’i lënë të qetë besimtarët në këtë muaj adhurimi ndaj Zotiti.

Sipas imamit politikanët janë të zhytur në zullume, kanë marrë gjithçka nga Shqipëria, janë pasuruar duke varfëruar Sipas imamit, i cili prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, politikanët janë të zhytur në zullume, kanë marrë gjithçka nga Shqipëria, janë pasuruar duke varfëruar shqiptarët, si dhe kanë larguar të rinjtë nga vendi.

Na keni marrë gjithçka. Mos na e merrni edhe iftarin të paktën. Na lini diçka ku nuk jeni ju. Na lini vetëm në këtë muaj të reflektojmë e adhurojmë Zotin tonë. Na lini pak hapësirë ku të flasim rahat për këtë vend; kush e solli në këtë derexhe dhe pse akoma largohen të rinj e të reja nga një prej vendeve me potencialet më të mëdha në botë. Na lini pra të flasim për JU. E kthyet Shqipërinë në vendin më të varfërit më të shumte në rajon, por me politikanët më të pasur në botë. Keni bërë aq shumë zullum, sa puna më e mirë që mund të bëni është të mos jeni shumë prezentë në çdo pore të shoqerisë. I doli lezeti edhe atij tubimi ku mblidheshin njerëz nga kultura dhe fe të ndryshme rreth një tryeze për të ngrënë një kafshatë se bashku në shenjë harmonie e paqeje. Edhe atë e morët. Bravo ju qoftë!” – shkruan i revoltuar imami.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit