Zhduket bregdeti në Shëngjin/ Eksperti: Gjendja alarmante, të ndërhyhet sa më shpejtë

Zhduket bregdeti në Shëngjin/ Eksperti: Gjendja alarmante,…

Erozioni po shkatërron një zonë turistike mjaft të frekuentuar, siç është Shëngjini. Bregdeti i Kunë të Shëngjinit  pret mijëra turist në zonën e verës, por gjatë stinëve të tjera zhduket plotësisht.

Deti po pushton me shpejtësi sipërfaqe të tëra toke duke i kthyer ato në zona ujore. Ekspertët  e mjedisit thonë se deti po vijon të hyjë në brendësi të tokës, duke pësuar një ndryshim të madh bregdeti në krahasim me vite më parë.

Brezi i pishave është drejt fundit, kur në pak kohë mund të zhduket krejtësisht. Eksperti i mjedisit Jak Gjini thotë se kjo vjen për shkak të ndërhyrjes së dorës së njeriut.

Është bërë prezente stuhia detare, nëse para 10 vjetëve llogariteshin 4-5 stuhi detare vetëm për këtë vit ka pasur 2, mos harrojmë Marsin që niveli i detit arrit deri në shëtitoren e Shëngjinit. Gjini thotë se duhet ndërhyrë sa me shpejt dhe jo të vazhdojmë me strategji pa fund, pasi kjo ndërhyrje është e pashmangshme, por thjesht rriten kostot dhe dëmet”, tha ai në një intervistë televizive.

Ndërsa kërkon që të ndërhyhet sa më parë nga institucionet përgjegjëse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit