Publikohen pamjet/ Adrian Nikulaj e vrau "një polic" me maskë Covidi

Publikohen pamjet/ Adrian Nikulaj e vrau “një…

Nga brenda lokalit ku ekzekutua Adrian Nikulaj kanë dalë edhe pamjet e para të ngjarjes. Një një foto të publikuar, shihet teksa një person i ka drejtuar një armë tip pistoletë kandidatit për antar i këshillit bashkiak.

I veshur me jelek fosforoshent, skafandër motori dhe një maskë Covidi, ky është edhe ekzekutori i 51-vjeçarit në Shëngjin.

Adrian Nikulaj ka qenë i ulur në një tavolinë duke konsumuar një kafe. Ndaj tij është qëlluar dy herë dhe autori është larguar me motor nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se biznesmeni dhe njëherazi politikani, lëvizte me makinë të blinduar, çka ngre pikëpyetje mbi pasigurinë e tij të mëparshme për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit