Presion ndaj zgjedhësve? Rama nuk ndalet: Bashkëpunimi do të jetë i pamundur

Presion ndaj zgjedhësve? Rama nuk ndalet: Bashkëpunimi…

Kryeministri Rama vazhdon me deklaratat e tij të ashpra, ku iu kërkon qytetarëve që të mos votojnë kandidatët e opozitës me datë 14 maj.

Pak ditë më parë ai u shpreh se ato bashki që zgjedhin kandidatët e opozitës t’i harrojnë fondet nga qeveria. Një presion i qartë ky ndaj atyre që kërkojnë të votojnë të djathtët. Në lidhje më këtë deklaratë Rama u pyet ditën e sotme. Por në përpjekje për t’u justifikuar, ai sërish ka bërë një deklaratë ku tregon se në bashkitë që do të zgjidhen kandidatët e opozitës nuk do të ketë bashkëpunim për investime nga qeveria.

Ata vendosin se çfarë natyre kanë marrëdhëniet e tyre me ne,  në momentin që një individ i një rëndësie të madhe në këto 30 vite mban damkën mbi shpinë që tregon se është i padëshirueshëm. Ky nuk është presion, por është një thirrje për tu thënë njerëzve që shikoni që bashkëpunimi do të jetë i pamundur, jo nga mungesa e dëshirës, por për faktin që këta kandidatë janë aty për të ngritur barrikada dhe për të trajtuar bashkitë si pengje lufte. Ne do të bëjmë tonën, si me Shkodrën.

Shkodra është i vetmi qytet i Shqipërisë ku plehrat rrinë me ditë të tëra në kazan dhe nuk mblidhen. Njësoj siç bëhej në të gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë, para se t’i merrnim ne. Është një forcë politike që i ka treguar se çfarë di të bëjë, jo se i kemi bërë të gjitha mirë, por jemi përpjekur. Për të gjitha këto arsye, unë besoj që siç hoqa unë apandesitin tim, duhen hequr këta që janë zorra qorre”, u shpreh Rama.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit