Korrupsioni në shkallë të lartë, rriten shifrat e zyrtarëve të dënuar

Korrupsioni në shkallë të lartë, rriten shifrat…

Në zyrat e administratës publike, në radhët e policisë dhe sektorë të cilët paguen me taksat e shqiptarëve, ka një rritje të korrupsionit. Drejtuesit apo zyrtarët e lartë abuzojnë duke marrë para në këmbim të favoreve të ndryshme për punësim apo për të shmangur ndonjë dënim.

Rasti i fundit ishte përfitimi prej 10 mijë euro i një shefi të krimit ekonomik në Tiranë, i cili lejonte funksionimin e një subjekti Call Center jashtë ligjit.

Në raportin e publikuar nga Instituti i Statistikave Kombëtare në vitin 2022 është shënuar një rritje për vjedhje duke shpërdoruar detyrën apo korrupsion. E përkthyer në shifra rezulton se 97 hetime të tilla, kundrejt 67 të vitit 2021, apo 46 të viti 2020. Kjo nënkupton një rritje prej 44.8% më shumë, pa marrë parasysh rastet që nuk janë hetuar ende.

Ndërkohë përkeqësim të situatës gjatë vitit të shkuar pati edhe për skemat e mashtrimit, një krim që pati 8.9% rritje. Dhunuesit në familje u rritën me 15.7%, dhe krimet seksuale me 24.3%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit