Ka rënë në pranga 21-vjeçari që vrau 8 persona dhe plagosi 15 të tjerë në Serbi. Uros B, djali i ushtarakut me precedentë të mëparshëm penal, mbrëmjen e djeshme kreu një masakër në një qytet pranë Beogradit.
Mbrëmjen e shkuar 21-vjeçari hapi zjarr ndaj disa personave, të afërm të tij, nga makina me të cilën lëvizte me dy persona të tjerë dhe menjëherë pasi sulmit u largua në drejtim të paditur.
Uroš Bdyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00.
Mes 8 të vdekurve është një polic i ri që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe motra e tij. Ai qëlloi edhe fëmijë të pafajshëm.
Banorët e Dubonës janë shprehur të tronditur nga ajo që ka ndodhur në atë qytet dhe në vende të tjera. Ata thonë gjithashtu se janë të tronditur nga fakti se i dyshuari për një krim të paprecedentë është dukur gjithmonë fëmijë i mirë dhe se nuk e dinë se cili mund të jetë motivi i një akti të rëndë.