Në Kosovë studentët ushqehen me 25 cent vakti, në Tiranë nuk ka mensa publike

Në Kosovë studentët ushqehen me 25 cent…

Në Kosovë studentët mund të ushqehen në një vakt me vetëm 25 cent, ose e barasvlefshme me një molto të vogël që mund të blihet në dyqan. Mensat publike pranë Qendrës Studentore në Prishtinë u ofrojnë studentëve me kosto minimale. Një ndihmesë mjaft e madhe që u bënë të rinjve, u heq një barrë të madhe ekonomike. E njëjta gjë nuk ndodh në Tiranë ku studentët nuk kanë mensa publike dhe detyrohen të ushqehen në mensa private, në fast-food si dhe në resorante me çmime disi më të lira.

Krahasuar me studentët në Prishtinë, studnetëve në Tiranë u duhen mesatarisht 2 mijë euro për 9 muaj, ndërsa Kosovë studentëve u mjaftojnë vetëm 135 euro në 9 muaj. Bashkia e Tiranës nuk ka kryer investime mjaftueshëm për t’u mundësuar shërbime studentëve dhe ndihmesë në sigurimin e vakteve ushqimore.

Sot bashke me aktivistet u pritëm nga Drejtoria e Qendres Studentore Prishtine, ku studentet pervecse gezonin nje kampus te rrethuar e te qete, paguanin vetem 0.5 cent ne dite per dy vakte me ushqim shume te mire. 75% e ushqimit ua ribursonte shteti. 1 student ne 9 muaj shpenzon 135 euro per te ngrene. Ne Shqiperi, nje student shpenzon 2000 euro ne 9 muaj per te ngrene buke. Nese ka vullnet per ti ndohmuar studentet ja ku eshte shembulli. Fasadat nuk i hyjne ne pune askujt.” – shkruan Rigels Xhemollari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit