Iku Alibeaj, erdhi Bardhi, po Basha pse fshihet?

Iku Alibeaj, erdhi Bardhi, po Basha pse…

Partia Demokratike nga një forcë politike që ishte e aftë të rrëzonte komunizmin dhe të ngjallte shpresë për shqiptarët, është kthyer në një ndërrmarje private që pronarët e saj duan ta mbajnë peng. Një parti që minimalisht u merr shqiptarëve çdo vit 1 milion euro financim për të ekzistuar dhe ka të punësuar 59 deputet që paguhen me taksat e shqiptarëve, 7 kryebashkiakë e qindra nënpunës në institucione të ndryshme.

Qëllimi i kësaj partie duket se nuk është lufta me pushtetin por mbajtja e karriges së opozitës dhe të selisë për të pasur financime dhe imunitet nga pushteti i mbetur për të. Ndryshe nuk ka sesi të shpjegohet që nga humbja në humbje, PD nuk bën asnjë hap drejt vetëkorigjimit, por vijon debatet mese vetes për vulën, logon dhe selinë. Zyrtarisht në letra, kryetar i partisë është Lulzim Basha. Që nga koha kur Berisha tentoi të rrëmbente me dhunë partinë që krijoi dhe ia fali Bashës, ky i fundit është fshehur dhe dikujt i trembet.

Si fillim Basha ia delegoi drejtimin e partisë Enkelejd Alibeajt dhe tashmë ia pasoi Gazmend Bardhit. Kalime formale që kanë për qëllim mbrojtjen e Bashës nga ekspozimi dhe konflikti që ka me Berishën. Ky i fundit edhe pse nuk u mbështet nga shqiptarët, kërkon që të rikthehet edhe njëherë kryetar i PD-së pasi dorëzoi stafetën në vitin 2013. Berisha ishte i pari që bëri marrëveshje me Ramën në vitin 2008 pë ndryshimet e Kushtetutës, ndësa Basha shtrëngoi duart me Ramën në vitin 2017.

Ndërkohë që shqiptarët po vuajnë pushtetin e monopolizuar nga Rama, partitë opozitare kanë ulur shpatat dhe nuk kanë luftë të hapur me socialistët. Pazaret e tyre politike bën që sot Shqipëria mos të ketë një alternativë reale, duke i dhënë kurorën e pushtetit Edi Ramës. Qellimi i tyre i vetëm duket se është mbijetesa dhe mbajtja e karrigesë opozitare për të përfituar para nga taksat jo për të mbrojtur interesat e shqiptarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit