I riu plagoset në kokë dhe në vesh nga plumbi i gomës, shfaqet i çorientuar teksa merr ndihmën e parë

I riu plagoset në kokë dhe në…

Të tjera pamje shqetësuese nga protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë tregojnë një të ri duke marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor, pasi ka pësuar dëmtime në kokë dhe në vesh.

Sipas dëshmisë së një qytetareje që ka dërguar pamjet në redaksinë e JOQ Albania dhe thotë se ka qenë e pranishme në momentin e ngjarjes, i riu është qëlluar me plumb gome nga efektivët e policisë.

Ajo tregon se i riu kishte dy dëmtime, një në kokë dhe një në vesh, ndërsa kishte humbur shumë gjak. Gjendja e tij ishte aq e rëndë, sa në momentin kur iu dha ndihma e parë, nuk ishte në gjendje të kuptonte se ku ndodhej dhe çfarë i kishte ndodhur.

Qytetarja tregon se disa të rinj ndërhynë për ta shpëtuar dhe e dërguan te punonjësit e ndihmës së shpejtë, të cilët i ofruan ndihmën e parë. Ajo shpreh gjithashtu mirënjohje për ndërhyrjen e tyre.

Ky rast shton shqetësimin për plagosjet e raportuara gjatë protestës, ku një tjetër i ri u godit në syrin e majtë, ndërsa një protestues tjetër u shfaq me një plagë të hapur në zonën e nofullës, nga e cila u nxor një objekt i vogël.

Si mund të përfundojnë qytetarët me plagë në kokë nga përdorimi i plumbave të gomës? Kush mban përgjegjësi për këto dëmtime dhe kush do të hetojë mënyrën se si është përdorur ky municion? Policia duhet të japë shpjegime dhe të bëhet transparencë për çdo rast plagosjeje.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/r3SD1WOl3KM” title=”I riu plagoset në kokë dhe në vesh nga plumbi i gomës, shfaqet i çorientuar teksa merr ndihmë” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit