500 mijë euro është vlera e pasurisë që i është sekuestruar Gjovalin Kozhutrës, dhe familjarëve të tij, i cili rezulton i dënuar nga autoritetet angleze për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Pasuritë e sekuestruara që nisin që nga apartamente dhe tokë, të cilat rezultojnë në disa qytete kryesore si Tiranë, Vlorë dhe Lezhë.
Sipas njoftimit të prokurorisë, bëhet me dije se Gjovalin Kozhutrës, dhe familjarëve të tij i janë sekuestruar 400 metra katrorë tokë arë dhe 5 apartamente në Lezhë, të cilat figuronin në emër të familjarëve të Gjovalin Kozhutrës.
Po ashtu, këtij të fundit i është sekuestruar edhe një apartament në Vlorë me sipërfaqe 72 metra katrorë dhe një në Tiranë me sipërfaqe 106.3 metra. Pjesë e pasurive të sekuestruara është edhe një makinë Mercedez Benz, tip ML.
Këto prona të blera kanë ndikuar edhe në rritjen e çmimit të apartamenteve, duke qenë se “çunat e Londrës” po fusin para të jashtëligjshme në Shqipëri. Kjo bën që fuqia e lekut të bjeri, dhe një apartament për qytetarët që punojnë me ndershmëri, të bëhet i papërballueshëm, ndërkohë që “çunat e Londrës” kanë nga pesë.
Ngaa ana tjetër qeveria nuk heq dror, dhe është bërë e ditur që do të miratohet amnistia fiskale. Pavarësisht kundërshtive të ndërkombëtarëve, kryeministri Edi Rama ka shprehur vendosmërinë që kësaj nisme do i shkohet deri në fund me pretendimin që emigrantët të investojnë të ardhurat në vendin e tyre.
E mesa duket, qeveria do e miratojë këtë ligj pikërisht për “çunat e Londrës”, që ata të legalizojnë paratë e “barit” të cilat aktualisht i kanë në të zezë. Bëhet fjalë për një shifra deri në 2 milionë euro, cilat do të rëndonin edhe më shumë blerjen e një prone nga shqiptarët e ndershëm.