![Vëllezërit e 41-vjeçares që vrau veten pas…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/b7b94ce3-8f3b-4f7f-bbb4-c654954e5c9e-650x365.jpg)
Më 2 janar, Bedrie Loka, 41-vjeçare vrau veten pasi i hapën TikTok ku e bullizonin dhe e cilësonin si të pamoralshme. Gruaja, nënë e 4 fëmijëve piu fotoksinë dhe ndërroi jetë. Për ngjarjen janë marrë në pyetje burri i saj dhe kolegu i punës që i dha foton vajzës së tezes.
Hapjen e faqes në TikTok e ndjera e kishte denoncuar një vit më parë në polici por nuk u mor asnjë masë. Ndërkohë vëllezërit e 41-vjeçares kanë deklaruar se burri i saj ishte konfliktuar. Në dëshminë e tyre para policisë, ata kanë theksuar se kunati jetonte në Greqi dhe dy herë në vit vinte në familje.
Një prej vëllezërve ka deklaruar se kunati ishte i dhunshëm dhe agresiv. “Ai ashtu është” tha një prej vëllezërve. Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale.