![22-vjeçari në Vlorë ekzekutohet me snajper brenda…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/vloraa-752x440-1-650x365.png)
Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës.
Si pasojë Gëzim Sinomati 22-vjeç ka mbetur i vrarë, teksa nuk dihen ende rrethanat.
I riu, i cili mësohet se kishte ardhur nga Belgjika për Vitin e Ri, u vra me snajper në banesën e tij, në rrethana ende të paqarta. Pika kontrolli janë ngritur në hyrje dhe dalje të qytetit për kapjen e autorit të ngjarjes.