![16-vjeçarët zihen me grushta brenda shkollës në…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20240116-WA0007-650x365.jpg)
Një sherr mes adoleshentëve është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte.
Adoleshentët të cilët mendohet të jenë pjesë e gjimnazit “Qemal Stafa” janë zënë mes njëri-tjetrit brenda ambienteve të shkollës së mesme. Konflikti ka nisur mes dy 16-vjeçarëve, të cilët janë zënë me grushta. Palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar gjimnazin, teksa po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.