![Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, merret në pyetje…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/11FB3CCF-71AE-42EA-9228-89D1B7EBDDE9-650x365.jpg)
Më 19 prill 2023, në Shëngjin portugezi Ruben Saraiva vrau biznesmenin Ardian Nikulaj te hoteli i tij, pasi u financua dhe u porosit nga Edmond Haxhia i cili ishte kthyer nga Anglia, aty ku jetonte. në pranga ranë edhe tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman.
Ndërkohë portugezi është shoqëruar në komisariatin e Lezhës ku do të merret në pyetje lidhur me vrasjen. 28-vjeçari portugez u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të 2023 dhe akuzohet për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra, teksa planin për vrasjen e Ardianit e kishte bërë Edmondi.