![Punonjësja e spitalit në Tepelenë bie në…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2022/11/ambulance-123-650x365.jpg)
Mbrëmjen e 16 janarit, një punonjëse e Spitalit të Tepelenës ka rënë në kontakt aksidentalisht me rrymën elektrike në ambientet e spitalit “Përparim Tepelena”. 27-vjeçarja me iniciale E.B. mbeti e lënduar nga kjo ngjarje dhe po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e spitalit “Përparim Tepelena”, shtetasja E. B., 27 vjeçe, punonjëse në këtë spital, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 27-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.