![30-vjeçari në Shkodër vë dorë ndaj nënës…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/1649609012_dhunanefamilje-650x365.jpg)
Dhuna në familje është një fenomen që nuk po gjen zgjidhje. Së fundmi, në Shkodër, një 30-vjeçar me inicialet K.T., ka dhunuar nënën dhe bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci e Re. Dhuna në familje nuk është kurrë një incident i rastësishëm ose i izoluar dhe shpesh rritet në ashpërsi dhe frekuencë me kalimin e kohës.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K. T., 30 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij.