![Bie çatia e komunës Prishtinë, zë poshtë…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/55-640x480-1-640x365.jpg)
Një grua ka mbetur e lënduar këtë të enjte rreth orës 13:00 në qendër të Komunës së Prishtinës, si pasojë e rënies së çatisë së këtij institucioni.
Sipas raportimeve, gruaja identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur ka qenë duke lëvizur në rrugën ‘Nora e Hotit’ në lagjen “Arbëria” kur u zu poshtë nga objektet që ranë nga lartësia. Pas kësaj e lënduara është dërguar për kurim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Fotot më poshtë tregojnë dhe situatën e krijuar pas rrëzimit të çatisë, ku shumë automjete kanë pësuar deformime. Policia ka rrethuar zonën, dhe ka nisur punën për të zbardhur shkaqet që sollën këtë ngjarje.
![](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/image-2.png)
![](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/image-3.png)
![](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/image-5.png)