Janë sekuestruar në Kolumbi 2.6 ton kokainë fshehur brenda bananeve. Lënda narkotike dyshohet se kishte si destinacion përfundimtar Holandën dhe Belgjikën. Gjatë këtij kontrolli u konfiskuan rreth 2.4 tonë hidroklorur me përmbajtje kokaine. Për sekuestrimin e drogës u zhvilluan dy operacione në portin “Santa Marta”. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me banane.
Ngarkesa me banane ku ishte fshehur droga kishte si destinacion portin e Antwerpit në Belgjikë. Sipas mediave në Kolumbi nuk përjashtohet mundësia që kokaina e pastërtisë së lartë të ishte e destinuar për trafikantët e drogës të të ashtuquajturit karteli ballkanik, i cili ka bashkuar bosët e mafias shqiptare dhe serbe.