![Taksia në Tiranë përplas të moshuarin, dërgohet…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/fhb-1-650x365.jpg)
Një aksident me një të plagosur është regjistruar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se përballë Ministrisë së Jashtme, një i moshuar është përplasur nga një taksi.
Dëshmitarët okularë janë shprehur se i moshuari i cili po lëvizte me biçiklete ka hyrë me semafor të kuq dhe është përplasur nga një taksi.
Pas ngjarjes i moshuari i plagosur është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor, teksa policia po kryen hetimet.