![Aksident i dyfishtë në Shkodër, humb jetën…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/800-0-b78537ad2a7dc2cf053af5e2cd18f79e-650x365.jpg)
Një 4-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte pas një aksidenti të dyfishtë që u regjistrua në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e njohur Pulaj-Plazh.
Në aksident u përfshinë automjetet me drejtuese shtetasen 22-vjeçare me inicialet K. B., dhe automjeti tjetër i drejtuar nga 38-vjeçari P. C. Këta të fundit kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital ku po mbahen nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 13:00, ndërsa puna për sqarimin e rrethanave është duke vijuar.