![Sekuestrohet rreth 130 kg marijuanë në një…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/mali-i-zi-droga-741x375-1-650x365.jpg)
Policia kufitare në Malin e Zi ka sekuestruar rreth 130 kg marijuanë, në qytezën Gadinje, pranë Liqenit të Shkodrës, komuna e Tivarit. Pas sekuestrimit të drogës, tashmë policia e Malit të Zi ka nisur punën për të identifikuar personat që kanë marrë pjesë në transportimin e lëndës narkotike.
“Gjatë kontrollit të zonës së qytezës së Gadinjës kanë gjetur një automjet me targa të Podgoricës në të cilin kishte një çantë udhëtimi dhe dy thasë. Nga ndërmarrja e masave dhe veprimeve të mëtejshme u konstatua se në çantën dhe thasët në fjalë gjenden 129 pako me përmbajtje që dyshohet se janë lëndë narkotike marijuanë, me peshë totale 128.8 kilogramë”, njofton drejtoria e Policisë malazeze.