![Ndërron jetë punonjësja e pularisë në Shijak](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/360_F_58207191_GfosfftC7bh3uVutd3m9Xu2qzWLYzlp6.jpg)
Një punonjëse pularie në Shijak është gjetur pa shenja jete këtë të premte.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se në ambientet e një pularie në fshatin Vllazërim është gjetur pa shenja jete punonjëse me inicialet R. D., 47-vjeçe. Shtetses në fjalë nuk i janë konstuar shenja dhune në trup, dhe dyshimet janë se vdekja mund të jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.