Një rast i tentimit për abuzim seksual është denoncuar në komisariatin e Policisë në Vlorë.
Mësohet se një 33-vjeçare identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ka kallëzuar shtetasin me inicialet I. A., 50-vjeç. Nga informacionet e deritanishme, mësohet se e reja pretendon që ky shtetas ka tentar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Tashmë materialet hetimore për rastin në fjalë i janë përcjellë prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.