Jozefina Topalli ditën e parë në punë pas dasmës 500,000€ të të birit në Romë: E pimë një kafe?

Jozefina Topalli ditën e parë në punë…

Komisioni parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën nisi punën këtë të mërkurë, duke shënuar rikthimin në aktivitet të deputetes demokrate Jozefina Topalli pas tetë vitesh shkëputje.

E ulur në karriget e parlamentit, Topalli kërkoi që seanca e parë të zhvillohej në një atmosferë më të relaksuar, duke ftuar kolegët e saj të konsumonin së bashku një kafe dhe të njiheshin me njëri-tjetrin.

“Nëse më lejon, mendoj që ta relaksojmë pak. Është dita e parë, të prezantohemi me njëri-tjetrin. Ju kërkoj ndjesë, duke ardhur kërkova një kafe, si thoni të pimë gjithë një kafe, të votojmë kalendarin dhe të mbyllim këtë punë. Pastaj kemi kohë dhe i bëjmë të gjitha“–tha Topalli.

Duket se Topalli, deputetja aktuale e PD, një nga figurat më të njohura të së djathtës shqiptare, pasi martoi  djalin e saj të vetëm në një ceremoni private të mbajtur në kështjellën Miani në Romë në një ceremoni 500,000 euro preferon t’ia fusë një mendje të lehtë dhe ta nisë ditën e parë të punës në kafe.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit