![Kërcënoi sanitaren me shkarkim nga puna, Majlinda…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/05/445198086_434318812880094_5695072224598637164_n-gigapixel-low_res-scale-2_00x-650x365.jpg)
Majlinda Bufi kryetare në detyrë e bashkisë Roskovec si përfaqësuese e socialistëve është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.
Bufi do të merret në pyetje lidhur me një kallëzim të bërë nga opozita, e cila e akuzon për atë për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’. Kallëzimi i opozitës erdhi pas një video-inçizimi që u shfaq në periudhën e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale 2023, ku Bufi shfaqej duke i bërë presion me shkarkim nga puna një sanitareje, për arsye se ajo kishte marrë pjesë në një miting të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Bëhet e ditur se përveç veprave penale të mësipërme, Bufi është në hetim dhe për Korrupsion.