Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 65-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti në banesën e saj.
Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.