![Aksident i katërfishtë në Durrës, tetë të…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2023/12/aksidenti-shkoder-1068x604-1-650x365.jpg)
Një aksident i katërfishtë me pasojë disa të plagosur ndodhi këtë pasdite në Plepa të Durrësit.
Në spital janë dërguar 8 persona, mes të cilëve një grua është në gjendje të rëndë. Burime nga policia dhe spitali i Durrësit bëjnë të ditur se mes të plagosurve janë dhe 3 fëmijë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar i policisë dhe zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.