Një 24-vjeçar i identifikuar si Klajdi Qerimi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se vodhi bagazhet dhe orën me vlerë 20 mijë euro të një udhëtari.
Klajdi Qerimi ishte punonjës për ngarkim-shkarkimin e bagazheve në vendqëndrimin e avionëve në Rinas.
“Pas kallëzimit të depozituar nga një 30-vjeçar, se kushëririt të tij, i cili kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Athinës, i kishin vjedhur një orë të kushtueshme të cilën e mbante në bagazhet e tij dhe vjedhjen e së cilës ai e kishte konstatuar në momentin kur kishte arritur në Athinë”
Për këtë u arrestua 24 vjeçari, banues në Krujë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua ora e dyshuar e vjedhur, me vlerë rreth 20 000 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë.