Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë ka goditur prefekturën japoneze Gifu në ishullit Honshu.
Agjencia për meteorologji e Japonisë njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në Gifu, dhjetë kilometra nën sipërfaqen e tokës.
Tërmeti është regjistruar në ora 19:05 minuta sipas kohës lokale, ndërsa është ndjerë edhe në zonat përreth.
Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.