Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 111 viktima nga koronavirusi, duke sjellë kështu një total prej 3,3340 personash të cilët kanë humbur jetën.
Sakaq, sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2789 persona teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 155.633 ndërsa autoritetet kanë raportuar se sot u regjistruan edhe 416 raste të reja pozitiv për një total prej 232.644 persona të prekur nga COVID-19.
Përsa i përket Lombardisë sot u regjistruan 67 viktima nga koronavirusi, ndërsa dje ishin 38viktima, dhe gjithashtu sot u identifikuan 221 raste të reja.
Në 24 orët e fundit, gjithashtu u regjistruan 1028 të shëruar.