Inzaghi i jep duart interit, në fundjavë niset për në arabi

Inzaghi i jep duart interit, në fundjavë…

Pas katër sezonesh intensive në stolin e Interit, Simone Inzaghi i jep fund aventurës së tij zikaltër. Takimi i zhvilluar sot me drejtuesit e klubit, përfshirë administratorin Beppe Marotta, nuk prodhoi rezultatin që shumë tifozë shpresonin: palët nuk do të vazhdojnë më bashkëpunimin.

Inzaghi, që mori drejtimin e Interit pas largimit të Antonio Contes, largohet me një bilanc të pasur trofesh, një titull kampion, dy Kupa Italie dhe tre Superkupa  por edhe me dy finale të humbura në Champions League. Pavarësisht se regjistroi mesataren më të lartë të pikëve për një trajner në historinë e klubit, sezoni i fundit rezultoi zhgënjyes: Interi nuk fitoi asnjë trofe, një boshllëk që peshoi rëndë në vendimin për të ndarë rrugët.

Konfirmimi për largimin e tij erdhi sot, në një ditë simbolike: pikërisht katër vite nga dita kur prezantimi i tij si trajner i Interit u bë zyrtar. Inzaghi i ka komunikuar klubit dëshirën për t’u larguar para kohe, duke ndërprerë kontratën që zgjaste deri në vitin 2026, për të nisur një aventurë të re në Lindjen e Mesme.

Trajneri italian do të marrë drejtimin e Al-Hilal në Arabinë Saudite, ku do të prezantohet pas disa ditësh pushimi. Ai do të udhëtojë këtë fundjavë drejt Miamit, ku ekipi i tij i ri do të debutojë në Kupën e Botës për Klube më 18 qershor kundër Real Madridit.

Vendimi për të mbyllur ciklin në Milano u ndikuar edhe nga humbja e rëndë në finalen e fundit të Champions-it, por më së shumti nga një ndjenjë e përgjithshme lodhjeje një cikël i gjatë, i suksesshëm por edhe i stërmundimshëm, që tashmë kërkon faqe të reja.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit