Punimet gjysmake të Unazës së Madhe, trotuari i harruar kthehet në parkim

Punimet gjysmake të Unazës së Madhe, trotuari…

Edhe pse vetëm disa muaj më parë u inaugurua me bujë Unaza e Madhe e Tiranës, një pjesë e saj vijon të mbetet e papërfunduar.

Në zonën pranë ish-sheshit “Shqiponja”, një segment prej rreth 50 metrash katrorë i trotuarit nuk është shtruar fare. Ndërkohë që në atë pjesë janë ndërtuar mbikalime, nënkalime dhe është zgjeruar rruga, trotuari është lënë në harresë totale.

Aktualisht hapësira e pambaruar është shndërruar në parkim për bizneset e zonës, duke krijuar një problem serioz për këmbësorët. Qytetarët detyrohen shpesh të ecin në mes të rrugës, mes makinave, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Situata bëhet edhe më e vështirë për nënat me karroca apo për çiklistët.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë dhe të përfundojnë punimet, në mënyrë që infrastruktura të vihet në funksion ashtu siç ishte premtuar.

Një qytetar shkruan:

Pamvarësisht se punimet e unazës kanë kohë që kanë përfunduar, për një arsye të çuditshme këta punëmbaruarit kanë lënë 50 metra katror trotuar pa rregulluar te ish-sheshi Shqiponja. Sikur të mos mjaftonte kjo, është bërë dhe parkim për bizneset aty dhe si pasojë këmbësorët shumë herë rrezikojnë veten duke ecur në rrugën e makinave. Për të mos folur për nënat me karroca ose biçikletat. Urdhëroni pamjet.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit