Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas një periudhe të vështirë shëndetësore.
Ai kishte kohë që ishte shtruar në spital por
Vetëm tri ditë më parë, Hashim Thaçi mori leje nga Gjykata e Hagës për të ardhur në Prishtinë dhe për ta takuar për herë të fundit të atin.
Kjo vizitë e fundit i dha paqe Haxhi Thaçit, siç ka ndarë në rrjetet sociale nipi i tij, Endrit Thaçi, duke shkruar: “Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit me babain.”