U jepet lamtumira e fundit 59 të rinjve që humbën jetën në Koçan

U jepet lamtumira e fundit 59 të…

Ditën e sotme u  jepet lamtumira e fundit të rinjve të  cilët humbën jetën tragjikisht në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

59 viktima dhe të paktën 155 të plagosur u lënduan si pasojë e zjarrit që përfshiu diskotekën në orët e para të mëngjesit të 16 marsit.

Trupat e pajetë të  rinjve do të varrosen në zona të ndryshme të Maqedonisë përfshirë  qytete si Koçani, Shkupi, Shtipi etj.

Qeveria maqedonase ka shpallur 7 ditë zie për tragjedinë që iu mori jetën të rinjve. Gjithashtu ditën e sotme u urdhërua një lirim më i hershëm nga institucionet ku qytetarët janë të punësuar në mënyrë që të gjithë të mund të ishin prezent në ceremoninë mortore që do të bëhet në Koçan.

Kryepeshkopata e Ohrit bën thirrje për një unitet dhe lutje pas kësaj tragjedie ku humbën jetën shumë të rinjë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit