Fier, sekuestrohen 15 pasuri të dy vëllezërve të dënuar në Britani për prodhim të lëndëve narkotike

Fier, sekuestrohen 15 pasuri të dy vëllezërve…

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka vendosur sekuestrimin e 15 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të dy vëllezërve N.B. dhe E.B., si edhe të familjarëve të tyre. Sipas hetimeve, këto pasuri dyshohet se janë krijuar nga aktivitet kriminal dhe nuk justifikohen me të ardhurat e deklaruara.

Organet e akuzës bëjnë me dije se gjatë verifikimeve ka rezultuar se vlerat e përfituara nga veprimtaritë e paligjshme janë investuar në pasuri të ndryshme, të përdorura si mjet për pastrimin e produkteve të veprës penale.

Hetimi ka dokumentuar se N.B. është dënuar më 19 qershor 2017 nga Gjykata e Kurorës në Shrewsbury, Mbretëria e Bashkuar, për prodhim të lëndëve narkotike. Po ashtu, i vëllai, E.B., është dënuar më 19 prill 2024 nga Gjykata e Kurorës në Leeds për të njëjtin krim.

Prokuroria thekson se pasuritë e identifikuara, përfshirë prona të paluajtshme dhe llogari bankare, nuk përputhen me të ardhurat e ligjshme të deklaruara nga vëllezërit dhe familjarët e tyre, duke ngritur dyshime të forta për origjinën e paligjshme të këtyre mjeteve.

Pasuritë e konfiskuara nga e Organit të Akuzës konsistojnë:

1.Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 108.56m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
2. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 18.04 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
3. Pasuri e llojit garazh, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit E.B;
4. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 69.11 m2, Golem, Kavajë, në pronësi të shtetasit E.B;
5. Pasuri e llojit njësi, me sipërfaqe 136.1m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
6. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 90.2 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
7. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 25.33 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
8. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 111.70 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
9. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 28.40 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
10. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 119.30 m2, Tiranë”, në pronësi të shtetasit K.B;
11. Pasuri e llojit apartamenti, me sipërfaqe 105,9 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
12. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 24.60m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
13. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit E.B, deri në vlerën 205’029.41 (dyqind e pesëmijë e njëzetë e nëntë pikë dyzetë e një) Euro;
14. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit K.B, deri në vlerën 100’000 (njëqindmijë) Euro; dhe
15. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetases J.B, deri në vlerën 63’000 (gjashtëdhjetë e tremijë) Euro.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit